Portieri i Juventusit, Mattia Perin, foli pas barazimit ndaj Lecce: “Mungesat janë një fakt, por nuk na pëlqen të ankohemi. Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, që po tregojnë një nivel të lartë njerëzor. Skuadra është ndërtuar me 23, 24 lojtarë, që mund të luajnë, kështu që nuk ka vend për justifikime.
Erdhëm këtu për të fituar, jo vetëm sepse jemi Juve, por sepse jemi të sigurt se rruga që kemi zgjedhur është ajo e duhura. Kjo mënyrë loje rrit shanset për fitore dhe ne kemi besim. Gjithsesi, sonte meriton komplimente edhe Lecce, sepse luajti një pjesë të dytë të shkëlqyer.
Duhet të qëndrojmë të fortë. Vështirësitë janë një mundësi për të treguar se Juve nuk dorëzohet, pavarësisht dëmtimeve, gjë që krijon respekt te kundërshtarët. E shohim këtë si një rast për t’u rritur. E shoh besimin në sytë e shokëve të skuadrës gjatë javës. Jo gjithmonë mund të tregojmë më të mirën, por kemi dëshirë të madhe për të vazhduar një rrugëtim që do të jetë fitues”.