Juventusi afrohet me supergoditjen e radhës: 24 orët e ardhshme vendimtare!

26 Korrik 2024
0:21
Telesport
back button

Pas lamtumirës së Dean Huijsen, pranë një transferimi në Bournemouth per 15 mln euro dhe 3 bonuse, dhe largimit të afërt të Matias Soulé drejt Romës (26 mln euro fikse dhe 4 bonus), Juventus është gati të beje një tjetër goditje në merkato me ardhjen e një mbrojtësi të ri të rëndësishëm për trajnerin Thiago Motta.

Eshtë planifikuar një video-telefonatë mes Cristiano Giuntolit dhe Florian Maurice, drejtorit sportiv të Nice, me synimin për të gjetur zgjidhjen e duhur për ardhjen e Jean-Clair Todibo në bardhezi.

Operacioni, lexohet, po ecën me shpejtësi dhe me emocione shumë të mira mes palëve, duke pasur parasysh edhe presionin e lojtarit që prej ditësh po shtyn të zbarkojë sa më shpejt në Continassa.

Juventus dhe Nice po punojnë për shifrat dhe detajet dhe drita jeshile mund të mbërrijë nesër: baza do të jetë një hua e shtrenjtë me çmime të larta, nga 5 deri në 10 milionë euro, me të drejtë shlyerje që do të bëhej detyrim me arritjen e disa kushteve.

Një operacion i cili, nëse do të kalonte me sukses, do ta çonte Juventusin drejt buxhetit për një investim total prej 30 deri në 35 milionë euro. Synimi i Giuntoli është të mbyllë operacionin shpejt, në mënyrë që të vërë në dispozicion qendërmbrojtësin duke filluar nga rikthimi i skuadrës në Continassa javën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit