Juventusi dhe Milani me mision specifik në Dortmund, me “lupë” për Armando Broja

15 Qershor 2024
18:30
Alfred Lleshi
back button

Jo vetëm Mitaj në qendër të vëmendjes për Juventusin. Në ndeshjen hapëse të Italisë kundër Shqipërisë në “Euro 2024”, mbrëmjen e sotme në Dortmund do të jenë emisarë të klubit bardhezi, me focus edhe Armando Broja, yllin e kombëtares sonë kuqezi.

Sipas “Tuttosport”, në fakt, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë identifikuar Armando Broja, qendërsulmuesin e lindur më 2001, pjesë e kombëtares së Sylvinho dhe Chelsea, si zëvendës potencial Vlahovic.

Broja, tashmë i lidhur me futbollin italian në të kaluarën, pëlqehet edhe nga Milani. Duhet të kuptohen metodat e mundshme të transferimit nga Chelsea. Juve, shkruan gazeta torineze, dëshiron ta përshpejtojë procesin, ndoshta duke iu kërkuar bluve të Londrës një huazim që do t’iu përshtatej të dyja palëve.

I lindur në Slough, por me dy shtetësi (angleze dhe shqiptare), Broja luajti pak dhe shënoi edhe më pak sezonin e kaluar. 776 minuta të shpërndara në 27 paraqitje për blutë, me dy gola dhe një asistim. Numra që kanë ngritur disa dyshime për thirrjen e vetë Sylvinhos.

Trajneri brazilian, megjithatë, mbrojti zgjedhjen, i sigurt në cilësitë e sulmuesit të ri, i cili ka shënuar 5 gola në 21 ndeshje për kombëtaren. Ai ka kaluar një dëmtim të rëndë, i cili e la jashtë fushave të lojës për gati një vit, ndaj duhet parë nëse riaftësimi dhe arritja e formës optimale është në shkallën e duhur.

Edhe Milani në gjurmët e Brojës
Ndërsa pret të kuptojë se si do të zhvillohet marrëveshja e Zirkzee javën e ardhshme, Milani po lëviz përpara në merkato, në funksion të merkatos së verës. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, në fakt, një skaut i klubit kuqezi do të jetë në Dortmund të shtunën mbrëma për të inspektuar nga afër Armando Brojën.

I lindur në vitin 2001, në pronësi të Chelsea, Broja do të drejtojë sulmin e Shqipërisë kundër Italisë në debutimin e tyre në “Euro 2024”. Milani dëshiron të nënshkruajë me të pavarësisht nëse vjen apo jo Zirkzee, sepse ideja e kuqezinjve është që gjithsesi të kryejnë dy operacione transferimi në sulm kësaj vere. Sonte, siç u përmend, skauti i “Djallit” ka një mundësi për ta parë atë “live”, në veprim, pikërisht ndaj Italisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit