“Juventusi do të fitojë përsëri, miqtë e mi më thonë se Interi ka shumë borxhe”

22 Gusht 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

Michel Platini nuk flet për titullin në Serie A. Ish-futbollisti i Juventusit, i intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, nuk thellohet në objektivat e mundshëm të bardhezinjve të Thiago Motta: “Qësohuni, edhe një fëmijë dëshiron gjithmonë të fitojë, por ngutja nuk është e mirë në futbollin profesionist.

E di që 4 vite pa titull janë shumë te Juventusi, por kjo ndodhi edhe pas meje. Juventusi e kuptoi se nuk mund të konkurrojë me Realin, City, PSG-në. Ata nuk kanë mjetet financiare të arabëve dhe të pronarëve të tjerë të klubeve, kështu që duhet të krijojnë një kolektiv të madh sot. Drejtorët sportivë janë po aq të rëndësishëm sa trajnerët.

Vlahovic? Fati i qendërsulmuesve është një, siç ndodhi me Trezeguet. Nëse shënon, je fenomen, nëse nuk shënon, të kritikojnë”.

Duke analizuar skuadrat e tjera në kampionatin italian, Platini u ndal te një trajner që i pëlqen shumë: “Conte, trajner i shkëlqyer. E di që Napoli e filloi keq, por lëreni të punojnë”.

Një mendim edhe për Paulo Fonseca, që kësaj vere u ul në stolin e Milanit: “Ai ishte te Lille, luajti futboll të mirë, modern, sulmues, si të gjithë trajnerët sot”.

Interi nga ana tjetër është gjithmonë favorit në Itali, me trajnerin Simone Inzaghi. Legjenda e futbollit francez shtoi: “Nëse fiton, je më i forti. Interi është një ekip i mirë, por miqtë e Juventusit më thonë se kanë shumë borxhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit