Juventusi gjen zëvendësuesin e Dybala, konfirmimi vjen nga… Franca

17 Maj 2022
15:09
Alfred Lleshi
back button

Angel Di Maria-Juventus; sipas “Goal France” marrëveshja është arritur. “El Fideo”, që i skadon kontrata me PSG, dhe “Zonja e Vjetër” i kanë mbyllur pozitivisht bisedimet, – shkruan portali transalpine, – duke rënë dakord për një kontratë sezonale, me opsionin plus një tjetër. Njoftimi zyrtar mund të arrijë në ditët në vijim”.

Ky është lajmi që mbërrin në Itali menjëherë pas lamtumirës në “Allianz Stadium”, në margjinat e ndeshjes kundër Lazios, për Paulo Dybala, i vlerësuar shumë nga tifozët e Juventusit, të cilët në vend të kësaj e shanë me bollëk presidentin Andrea Agnelli. Ndaj do të jetë bashkatdhetari, i lindur në vitin 1988, ai që do ta zërë vendin e Joya.

34-vjeçari ka shënuar 91 gola në 294 ndeshje, nga viti 2015 e deri më sot, me fanellën e PSG-së, të cilën do ta veshë për herë të fundit të shtunën, në ndeshjen kundër Metzit. Para eksperiencës pariziene, Di Maria luajti me Manchester United, Real Madrid dhe Benfica. Me fanellën e kombëtares së Argjentinës, “El Fideo” ka shënuar 24 gola.

Lamtumira e Dybala – Argjentinasi ka emocionuar me letrën e tij drejtuar tifozëve, drejtuesve dhe shokëve të tij. Fjalë zemre nga Dybala, për këdo që aventurën e tij 7-vjeçare e bënë më të bukur, ndërsa mbajtja e shiritit të kapitenit ishte një krenari për të:

“Është e vështirë për të gjetur fjalët që t’ju përshëndes, pasi ka kaq shumë vite, kaq shumë emocione, të gjitha së bashku… Mendova se do të ishim bashkë edhe për më shumë vite, por fati na vendos në rrugë të ndryshme.

Nuk do të harrojë kurrë gjithçka që më keni bërë të përjetoj, çdo ndeshje, çdo gol. Me ju u rrita, mësova, jetova dhe ëndërrova. Kanë qenë 7 vite magjike, 12 trofe, 115 gola që askush nuk do të t’i heqë, kurrë.

Faleminderit që më keni mbështetur në momente të vështira. Faleminderit atyre që kë manë shoqëruar ndër vite, nga i pari, tek i fundit, nga tifozët te njerëzit që punojnë në klub, të gjithë, trajnerë dhe shokë skuadre, punonjës dhe drejtues.

Veshja e kësaj fanelle të rëndësishme së bashku me shiritin e kapitenit ka qenë një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime, që shpresoj t’ua tregoj fëmijëve dhe nipërve një ditë.

Nesër do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë, është e vështirë të imagjinohet, por do të jetë përshëndetja jonë e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të futem në fushë me buzëqeshje dhe kokën lart, duke e ditur që kam dhënë gjithçka për ty”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit