Juventusi i Agnellit, “viktimë” e spiunazhit. Rezultatet e hetimit: Ata donin ta godisnin klubin bardhezi…

19 Mars 2024
9:51
Alfred Lleshi
back button

Rasti i “dossieraggio” që doli nga hetimi i Perugias nuk ka prekur vetëm figura të politikës, ekonomisë dhe argëtimit, por edhe botën e sportit. Përveç presidentit të FIGC-së, Gabriele Gravina dhe atij të Lazios, Claudio Lotito, në fakt doli se në qendër të një plani spiunazhi përfundoi edhe Juventusi.

Sipas asaj që raporton “Corsport”, janë zbuluar dosje të paligjshme për të synuar klubin torinez gjatë viteve të presidencës së Andrea Agnellit. Në veçanti, flitet për ndërhyrje të paligjshme në sistemet e informacionit, që kanë të bëjnë me provimin e Luis Suarez, Superligën Evropiane, rikthimin e Allegrit, lamtumirën e Cristiano Ronaldos, por edhe llogaritë e vetë presidentit të Juventusit.

Objektivi ishte gjetja e “skeletit në dollap” apo prova e krimeve të mundshme për të hedhur në erë menaxhmentin e mëparshëm, ose të paktën për ta vënë në vështirësi. Dihet tashmë se çfarë ndodhi më pas me hetimin e Prisma-s, i cili efektivisht hodhi në erë Bordin e Drejtorëve dhe ndikoi në rezultatet e skuadrës sezonin e kaluar, i cili u përjetua mes gjyqeve dhe penalltive.

Në Prokurorinë e Perugias, në hetimin e kryer nga prokurori Cantone, dyshohet se në raste të tilla fshihet puna e errët për të hapur procedime, që në të kundërt nuk do të kishin pasur mundësi të nisnin.

Ashtu si në historinë e provimit farsë të Suarezit, për të cilin sipas “La Verità” u zbulua veprimtaria e paligjshme e një prokurori të drejtorisë kombëtare antimafia dhe një togeri nga Departamenti i Financave, të akuzuar për hyrje të paligjshme në sistemet e informacionit.

Gjithashtu doli se llogaritë bankare të Agnellit u kontrolluan një ditë pas shpalljes së Superligës dhe se pak ditë pas njoftimit të rikthimit të Allegrit te Juventusi, pagesat jashtë vendit, që iu atribuohen lojërave online, filluan të zvarriteshin.

Ashtu si llogaria e Cristiano Ronaldos u hetua, kur filluan të qarkullojnë thashethemet për lamtumirën e tij me “Zonjën e Vjetër”, në përpjekje për të prishur transfertën e dobishme, për të shpëtuar llogaritë e bardhezinjve. Tashmë mbetet për t’u zbuluar vetëm emrat e “nxitësve”.

Por le të kthehemi te dosja që përfshin politikanë, VIP-a, sipërmarrës dhe drejtues, hetim i kryer nga prokurori Cantone. Koincidenca e akseseve “Juve themed” në bazat e të dhënave nuk lë asnjë dyshim: ata që donin ta godisnin klubin torinez dinin se si dhe kur ta bënin.

Provimi i italishtes së Luis Suarezit në universitetin perugian me qëllim marrjen e nënshtetësisë dhe më pas transferimin në Torino, i konsideruar nga hetuesit si një farsë, shkaktoi, për shembull, rrjedhje të bujshme informacioni. A lidhet vërtet ky fakt me hetimin e dosjes? Kështu dyshon sot prokuroria.

Në vjeshtën e vitit 2020, dikush në kryeqytetin umbrian madje hodhi hipotezën e ekzistencës së një spiuni dhe në muajt në vijim, gjyqësori konstatoi veprimtarinë e ish-kancelarit Guadagno, i cili shkarkoi nga baza e të dhënave një informacion nga Guardia di Finanza në lidhje me uruguajanin, siç raportoi dje gazeta “La Verità”.

Dy vite e gjysmë pas atyre ngjarjeve del në sipërfaqe veprimtaria e prokurorit të drejtorisë kombëtare antimafia, Laudati, dhe e togerit të financave, Striano, të akuzuar për ndërhyrje të paligjshme në sistemet e informacionit (Serpico, Siva, Sdi, Sidna, Regjistri i Tokës etj.) për të krijuar kushte që kërkojnë hapjen e dosjeve para-hetimore nga policia. Gazetat tregojnë se të dy kishin interes për “Zonjën e Vjetër”.

Llogaritë bankare të Andrea Agnelli, për shembull, u kontrolluan më 19 prill 2021, mëngjesin pas natës kur Juve (por jo vetëm) u deklarua si iniciatore e Superligës Evropiane. Me sa duket dikush synonte të godiste ish-presidentin Agnelli, duke e vënë atë në vështirësi, kur konsiderohej udhëheqësi i rebelëve ndaj UEFA-s.

Më 7 qershor ishte radha e Allegrit, edhe këtu koha nuk duket e rastësishme. Kishte kaluar pak më shumë se një javë nga njoftimi i rikthimit të tij te bardhezinjtë, ndërkohë që filluan zërat e parë për pagesat hipotetike jashtë vendit, që iu atribuoheshin lojërave online. Disa orë më vonë e njëjta dorë hyri ilegalisht, sipas gjyqtarëve, në profilin e z. Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro.

Portugezi po përgatitej për Kampionatin Evropian dhe, sipas asaj që doli vetëm më vonë, në atë datë kishte shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar klub. Kontrollet në llogarinë e tij, me hipoteza hetimore, kishin si synim të rrezikonin transferimin e portugezit dhe të përkeqësonin llogaritë e vuajtura të klubit të Juventusit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit