Juventusi i jep duart Ramsey, uellsiani sakrifikohet si mall shkëmbimi për fiksimin e Sarrit!

9 Korrik 2020
13:15
Telesport
back button

Sipas asaj që raporton Daily Express, Juventus ka propozuar Aaron Ramsey si pjesë të marrëveshjes për të arritur te Jorginho. Italo-braziliani është objektivi numër “1” për mesfushën e Sarrit, me Zonjën e Vjetër të gatshme të humbasë uellsianin, në mënyrë që t’i jepte trajnerit të tij atë që kërkon.

Jorginho, le scelte di Lampard e la Juve che aspetta senza fretta ...

E nëse Ramsey është drejt largimit, Rabiot duket se do të qëndrojë edhe një sezon pasi ka nisur të përshtatet me skemat e Sarrit dhe po bëhet edhe më dinamik: goli ndaj Milanit e konfirmon.

Kujtojmë që bardhezinjtë e morën Ramsey me parametra zero duke paguar vetëm komsionin prej 15 milionë eurosh dhe një rrogë 8 mln euro në sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit