E FUNDIT: Juventusi me mision katalanas. I ofron Barcelonas “dështakun” për talentin

20 Gusht 2019
10:12
back button

Juventusi dhe Marseille janë në garë për të siguruar shërbimet e Juan Miranda. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut i datëlindjes 2000, pra vetëm 19 vjeç që luan te Barcelona B dhe që ka spikatur edhe me moshat U-19 të Spanjës (19 ndeshje dhe 2 gola).

Për këtë arsye, Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit, është nisur drejt Spanjës, me mision për të biseduar dhe negociuar me Barcelonan, që fillimisht ka refuzuar ofertën që bardhezinjtë kanë bërë duke përfshirë në tratativa dështakun Rugani, që çdo verë dhe dimër nxirret në merkato, por askush nuk e merr.

Barcelona kërkon 8 deri në 10 mln euro, por me të drejtë riblerje në të ardhme. “Zonja” nuk është dakord, ndërsa Marseille është dakord ndaj edhe në Francë ka më shumë mundësi. Ndërkohë, për Ruganin, duhet parë pista Monaco dhe Roma, rreth 20 mln euro, ndryshe do të qëndrojë sërish në Torino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit