Fantazma e një tjetër dëmtimi të rëndë pas atij të Bremer “mbulon” edhe një herë Juventusin. Çështja, këtë herë, duke mbetur në repartin e mbrojtjes, vjen drejtpërdrejt në lidhje me gjendjen e mbrojtesit Juan Cabal. Lajmin për dëmtimin e lojtarit bardhezi ne grumbullimin e tij me kombetaren e Kolumbisë (e cila po përgatitet për ndeshjen e së premtes në Montevideo kundër Uruguait) e ka dhene vete stafi mjekesor:
“Stafi teknik i kombëtares së Kolumbisë bën me dije se lojtari Juan David Cabal, pjese e Juventusit, nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë seancat stërvitore përpara ndeshjeve kundër Uruguait dhe Ekuadorit, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Kjo pasi, gjatë stërvitjes së djeshme, ai pësoi një lendim te gjurit që e pengon atë të impenjohet për angazhimet e lartpërmendura.”
Lajmi për dëmtimin e Cabal aktualisht sjell me vete pesimizëm: në fakt ekziston frika për një dëmtim të rëndë, i cili mund të prekë edhe ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit të djathtë. Lojtari tashmë ka lënë grumbullimin dhe po rikthehet në Itali, ku do të kryejë kontrolle të reja (në Juventus Medical). Testet në fund të të cilave do të dihet zyrtarisht diagnoza (dhe çdo kohë rikuperimi).
Natyrisht, nëse lëndimi i rëndë në lidhje me Cabal do të konfirmohej, një skenar i ri i mëtejshëm do të hapej te Juventus në funksion të afatit kalimtar të janarit ne merkato: tashmë në kërkim të një zëvendësuesi për Bremer, Giuntoli në këtë pikë mund të vlerësojë blerjen edhe te nje tjeter mbrojtesi per ta vendosur ne dispozicion te trajnerit Motta.
Mbrojtësit që tani mbeten në dispozicion të trajnerit Motta janë: Gatti, Kalulu, Danilo, Cambiaso, Rouhi dhe Savona. Te gjithe keto per 4 role qe jane ne nje ekip futbolli qe luan me mbrojtjen tradicionale me 4.