Juventusi në kërkim të zëvendësuesit të Bremer, shtohet një alternativë nga Brazili

16 Tetor 2024
8:46
Alfred Lleshi
back button

Juventus është në kërkim të një mbrojtësi që mund të zërë vendin e Bremerit deri në fund të sezonit, duke qenë se braziliani nuk do të kthehet në fushë deri në verën e vitit 2025. Thiago Motta, nga ana e tij, duhet të “shpikë” diçka me lojtarët në dispozicion deri në merkaton e dimrit, kur drejtuesit bardhezinj pritet të afrojnë investimin e planifikuar fillimisht për verën e ardhshme.

Disa emra janë lidhur me prapavijën e Juventusit: nga Ismajli i Empolit te Beukema i Bologna, madje edhe nxënësi i vjetër i Motta, konkretisht Kiwior i Arsenalit (të cilin trajneri bardhezi e kishte ‘nën armë’ kur drejtonte Spezia). Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, kësaj liste i shtohet edhe emri i Leo Ortiz. Bëhet fjalë për një mbrojtës 28-vjeçar që u transferua nga Red Bull Bragantino te Flamengo në mars për 7 milionë euro.

Qendërmbrojtësi me këmbë të djathtë ka pasaportë italiane dhe për këtë arsye mund të afrohet nga Juventusi që në janar. Megjithatë, Flamengo kërkon të paguhet klauzola e tij e lirimit prej 30 milionë euro. Me këto kushte është e vështirë për bardhezinjtë të hyjnë në negociata. Ndërkohë, diçka po lëviz për vetë mbrojtësin, i cili në të kaluarën u ndoq edhe nga Napoli.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit