Juventusi nuk “ngopet” me sulmues, tani synon xhevahirin e Lazios!

25 Shtator 2020
14:42
Telesport
back button

Juventusi hidhet në sulm për Joaquin Correa. Sipas TMW, sulmuesi argjentinas i Lazio është një emër i mirëpritur për Andrea Pirlo dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë duke punuar në fshehtësi totale prej kohësh, pasi ky emër është në listë që prej janarit.

Juventusit i pëlqen “El Tucu” për cilësitë e tij dhe për fleksibilitetin taktik. Padyshim, klubi bardhekaltër me Igli Tare dhe Claudio Lotito do të përpiqet të bëjë “mur”.

Kjo për shkak se Lazio e konsideron Correa një xhevahir të rëndësishëm të skuadrës dhe sepse sulmuesi i datëlindjes 1994 ishte vendimtar edhe në sezonin e fundit.

Sidoqoftë, Juve është aty: Douglas Costa është drejt largimit nga Torino dhe kur të ndodhë kjo gjë, në atë moment kampionët italianë do të synonin fuqimisht Correa, duke u përpjekur të hyjnë në negociata në bazë të huazimit me detyrimin e blerjes.

Qëllimi, pas mbërritjes së Alvaro Morata, është të kompletohet sulmi në mënyrë që Pirlo të ketë edhe mundësi të variojë taktikisht skuadrën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit