Juventusi uli pagat e lojtarëve, “armiku” komplimenton Agnelli

4 Prill 2020
9:11
Alfred Lleshi
back button

Për “Lega Calcio” janë kohë të vështira, momente të ndërlikuara, të krijuara nga ndalesa e imponuar prej Covid-19. Sipas asaj që thotë “Tuttosport”, kuvendi i presidentëve të Serie A do të ndahej në dy fraksione, midis atyre që duan të luajnë dhe atyre që tashmë kanë deklaruar dorëzimin.

Sidoqoftë, tensionet duket se janë moderuar kohët e fundit, duke marrë parasysh kufijtë e diskutimeve të reduktuara gjithnjë e më shumë në lidhje me rifillimin e kampionatit. Pas sulmeve të ditëve të kaluara, qetësia u kthye edhe mes Claudio Lotito dhe Andrea Agnelli. Presidenti i Lazio do ta uronte numrin një bardhezi një për marrëveshjen me lojtarët e tij, që ulën pagat. 

Çështja është ende në diskutim, pasi nuk është arritur ndonjë marrëveshje me AIC. Liga është për shkurtimin e pagave për 4 muaj, por negociatat janë ende në vazhdim e sipër dhe vetëm disa klube kanë rënë dakord me lojtarët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit