Massimiliano Allegri u shkarkua dy herë nga Juventusi në 2019 dhe 2024. Por ka një rastësi të pabesueshme duke qenë se 5 vite më parë lamtumira u shpall të premten më 17 pikërisht si sot.
Sipas asaj që u zbulua nga Gianluca Di Marzio, Francesco Magnanelli dhe Simone Padoin do të mbeten në Juventus si bashkëpunëtorë të shtuar. Ndërsa pjesa tjetër e stafit të Allegrit u shkarkua.
Magnanelli dhe Padoin do të drejtojnë stërvitjen nesër në pritje të mbërritjes së Monteros. Trajneri uruguaian do të jetë i zënë me ekipin e tij Primavera në Frosinone mëngjesin e së shtunës.
Giovanni Guardalà flet për të ardhmen e stolit të Juventusit kështu: “Paolo Montero nuk do të shpallet sot si trajner – tha ai për Sky Sport – sepse siç thamë sot ai padyshim ka një nje ndeshje si trajner U19, nesër do te jete ne stol dhe me pas mund të shpallet si trajner i ekipit të parë, nëse do të shpallej sot, do të duhej të vuante pezullimin për ndeshjen kundër Bolognas dhe gjithsesi nuk do të kishte shumë kuptim.”







