Juvja sakrifikon dy lojtarë, do yllin e La Ligas!

4 Prill 2020
19:14
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi po mendon të heqë dorë nga dy lojtarë për të arritur te Ferran Torres. Skuadra italiane po mendon që të sakrifikojë Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi që të arrijnë te ylli i Valencias, Ferran Torres. 

Situata duket e mirë, pasi Fabio Paratici ka nisur sulmin për të arritur te lojtari i ri. Ai pëlqehet shumë nga trajneri Maurizio Sarri dhe mund t’i bëjë vend dhe pse përpara ka emra si Higuain, Dybala dhe Ronaldo që është i paprekshëm. 

Në krahun tjetër për të siguruar të ardhura të mjaftueshme mund të largohen
Douglas Costa dhe Berbardeschi. Të dy kanë luajtur me Sarrin, por nuk janë prej atyre që kanë bërë diferencën.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit