Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen, ka dalë në krah të Rodri, Kevin de Bruyne dhe lojtarëve të tjerë që kanë ngritur problemin e kalendarit të ngjeshur.
Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së kampionatit kundër Ëolfsburg, Alonso ka thënë:
“E kuptoj Rodri-n dhe lojtarët e tjerë. E kuptoj se ka ardhur momenti që lojtarët e ndjejnë numrin e madh të ndeshjeve. Ata duhet të dëgjohen, duhet të marrin pjesë në vendime të tilla.
“Sepse të gjithë duam të mirën e futbollit. Kështu që Rodri ka absolutisht të drejtë”.