Ka kërcënuar bashkëshorten e fëmijët me pist*letë, kampioni i NBA-së nën akuzë

17 Maj 2022
8:29
Telesport
back button

Basketbollisti i njohur amerikan Rajon Rondo, dy herë kampion në NBA (me Boston dhe Lakers), është akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij Ashley Bachelor. Ajo ka denoncuar Rondo në polici, duke e akuzuar se e ka kërënuar me pistoletë, si atë ashtu dhe fëmijët.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, pas një debati që ata kanë patur në shtëpinë e ish-bashkëshortes. Sipas Bachelor, lojtari ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kërcënuar se do t’i vriste të gjithë. Çifti, nga lidhja, kanë dy fëmijë, që tashmë jetojnë me nënën.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje dhe këto akuza, por sipas TMZ, ajo po heton për këtë denoncim. Për momentin, basketbollisti që është nën kontratë me Cleveland Cavaliers është i lirë dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit