“Ka lindur për të luajtur me Real-in”, Vazquez: Është e jashtëzakonshme

21 Korrik 2024
9:00
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Real Madridit, Lucas Vazquez ka përshëndetur yllin e ri të madrilenëve Kylian Mbappe.

Veterani i Los Blancos, Lucas Vazquez, i ka thurur elozhe kapitenit të Francës, duke e quajtur atë një lojtar që ka lindur për të përfaqësuar klubin.

Ai gjithashtu tha se pret që të argëtohet duke luajtur me sulmuesin francez dhe se së bashku do të fitojnë shumë trofe.

“Kylian është një lojtar i veçantë, një nga ata që ka lindur për të luajtur për Real Madridin. Kemi një vit emocionues përpara nesh.

“Ne i shtuam shumë talent skuadrës që kishim tashmë. Të kesh Mbappe është diçka e pabesueshme dhe ne do të festojmë shumë gjatë këtij sezoni dhe mbi të gjitha do të fitojmë tituj,” tha Vazquez për Madrid Xtra.

Ashtu si Mbappe, Lucas Vazquez ka qenë në lajme ditët e fundit, pasi nënshkroi një rinovim të kontratës në Santiago Bernabeu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit