“Ka mbaruar “, De Bruyne kundër shokëve të skuadrës: Kështu nuk funksionon

10 Shtator 2024
15:46
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka sulmuar shokët e skuadrës të Belgjikës, pasi ata u mundën nga Franca me rezultatin 2-0.

Pas humbjes nga kampionët e botës të 2018-ës, De Bruyne kritikoi skuadrën e tij për paraqitjen në ndeshjen e Nations League.

“Nuk mund të them këtu se çfarë shkoi keq. Unë tashmë ia kam thënë ekipit pas pjesën e parë. Nuk mund ta përsëris këtë në media, por duhet të jetë më mirë në çdo mënyrë,” tha De Bruyne.

Megjithatë, ai i vuri një ultimatum ekipit, duke thënë se nëse secili prej tyre nuk jep gjithçka, “ka mbaruar”.

“Nëse standardi që duam të arrijmë është më i miri, por ne nuk jemi më mjaftueshëm të mirë për të arritur në atë nivel, atëherë duhet të japim gjithçka në fushë. Nëse as nuk e bëjmë këtë, ka mbaruar,” pranoi belgu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit