Veterani i Bayern Munich, Thomas Muller, tha se “ne duam që sezoni të përfundojë” pasi skuadra e tij e mbyllis kampionatin në vendin e tretë, pozicioni më i ulët në 13 vitet e fundit, pas humbjes 4-2 në fushën e Hoffenheim të shtunën.
Me Bayer Leverkusen të pamposhtur të Xabi Alonso-s që feston titullin e tyre të parë në kampionat, dhe në rrugën e duhur për një Triplete të mundshme, Muller e përfundoi sezonin pa trofe për herë të parë që nga 2011-12.
“Ne jemi shumë të pakënaqur. Ne vetëm duam ta harrojmë këtë sezon”, tha Muller për Sky pas humbjes së tetë të sezonit të Bayernit.
“Është e pazakontë për ne që të humbasim kaq shumë ndeshje. Ne do të përpiqemi ta harrojmë tani”.
Bayerni, që ishte pa të dëmtuarin Harry Kane, ishte në avantazh 2-0 pas gjashtë minutash me golat e Mathys Tel dhe Alphonso Davies.
Hoffenheim u kundërpërgjigj menjëherë, me Maximilian Beier që shënoi dy minuta më vonë. Bayern u përmbys në pjesën e dytë nga Andrej Kramaric.
Muller lavdëroi trajnerin në largim Thomas Tuchel, i cili konfirmoi të premten se do të largohej në fund të sezonit, duke thënë se tekniku “duhej të pastronte një rrëmujë që ai nuk e prodhoi në rrethana jo shumë të lehta”.
Vetë Tuchel tha se “kishte një shpjegim” për problemet e Bayernit, por tha se “nuk është për ta ndarë me publikun”.