“Ka ndryshuar gjithçka”, Fabregas zbulon ekretin e Arteta-s tek Arsenal-i

22 Mars 2024
17:30
Denis Hakanaj
back button

Ish-kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas i ka thurur elozhe trajnerit Mikel Arteta.

Cesc ka thënë se Arteta ka arritur të transformojë atmosferën rreth klubit.

Duke folur në podcastin e Planet Premier League, ai tha: “Unë mendoj se është mjaft e thjeshtë. Arsenali u shkri në një rrëmujë të madhe.

“Unë mendoj se kishte shumë njerëz që flisnin. Kishte shumë negativitet do të thosha brenda klubit. Nuk është e nevojshme të jetë domosdoshmërish brenda klubit për ta kuptuar, por rreth klubit dhe Arteta sapo kishte ardhur.

“Ai kishte një ide, kishte metodologjinë e tij, stilin e lojës dhe i bashkoi të gjitha. Ai kishte guximin, edhe pse është një trajner i ri, t’i bashkonte të gjitha dhe të thoshte këto janë standardet. Kjo është ajo që dua të bëj.

“Mendoj se ai vazhdon t’i përsërisë ato fjalë, në konferenca për shtyp flet për objektivat, flet për karakterin, për vrapimin, për standardet.

“Ai hoqi gjithë këtë toksicitet rreth klubit që po dëmtonte lojtarët, po dëmtonte trajnerët dhe po bën shumë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit