“Ka një potencial shkatërrues”, Ramadani paralajmëron Italinë: Mund të luajë në çdo ekip

12 Qershor 2024
17:33
Denis Hakanaj
back button

Ylber Ramadani, mesfushori i Shqipërisë dhe Lecce-s, ka folur për Sky direkt nga grumbullimi i kuqezinjve.

“Ka shumë shqiptarë në Itali, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Europian.

“Italia? Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Trajneri Sylvinho ka krijuar një grup të madh, ne jemi shumë të bashkuar. Kemi pasur një grup kualifikues fantastik, shpresojmë të përsërisim veten në Kampionatin Europian”.

“Italia? Ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që duam”.

“E ardhmja? Më mirë të mos flas, përndryshe do të më thërrasë drejtori! (Qesh) Jam i fokusuar te Europiani, të shohim në fund të kompeticionit”

“A më ka kërkuar Broja këshilla për Italinë? Jo, ne jemi të fokusuar vetëm në Kampionatin Europian. Ai është një lojtar i fortë që mund të luajë në çdo ekip në botë, ai ka potencial shkatërrues”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit