Ylli i Anglisë, John Stones i ka thurur elozhe shokut të repartit tek Anglia, Marc Guehi.
Dy qendërmbrojtësit janë përgjegjës për mbajtjen e portës së Tre Luanëve të paprekur në Euro 2024.
Me Harry Maguire dhe Luke Shaw të dëmtuar, përgjegjësia është e Stones dhe Guehi që të shkëlqejnë.
“Mënyra si është përshtatur menjëherë dhe nuk është ndikuar nga emocionet që vijnë nga një komepticion i tillë është për t’u lavdëruar”, tha Stones për gazetarët.
“Unë i thashë atij ‘kur jemi këtu dhe me këdo që luajmë, unë jam krahu yt i djathtë, ti je krahu im i majtë, ne e bëjmë këtë së bashku’.
“Unë besoj te partneritetet ku i bëni të gjitha së bashku dhe ne kemi pasur dy ndeshje së bashku dhe kemi pësuar gol në të fundit, por ndonjëherë nuk mund të bësh shumë para një goditje të jashtëzakonshme. Marc ka qenë i pabesueshëm”.