I intervistuar nga Radio Serie A, zv/presidenti i zikaltërve, Javier Zanetti, u fokusua edhe në disa protagonistë e titullit të Interit.
– Calhanoglu?
“I shkëlqyer, ai ka personalitet dhe është një forcë lëvizëse e vërtetë. Hakan është një nga ata që e merituan të fitojnë kampionatin në këtë mënyrë”.
– Mkhitaryan?
“Një lojtar që mendon, ai është truri i ekipit. Nuk duhet t’i shpjegosh asgjë, ai di gjithçka.”
– Barella?
“Kampionat i jashtëzakonshëm, si një lider dhe forcë lëvizëse e vërtetë, në mbrojtje dhe në sulm. Gjithmonë në shërbim të ekipit”.
– Dimarco?
“Ëndrra e një fëmije. Ai u rrit me ne, u largua dhe tani është kthyer si burrë. Ne e kemi parë interizmin e tij gjatë gjithë sezonit”.
– Cila ishte surpriza për ju drejtuesit?
“Mendoj se Thuram, nuk e prisnim që ai të përshtatej kaq shpejt në një kampionat të ri dhe të gjente këtë harmoni me Lautaron dhe ekipin. Pastaj edhe Pavard, i cili megjithatë ka më shumë përvojë. Të gjithë lojtarët e rinj ishin vendimtarë, nga Sommer te Frattesi”.