“Ka të tjerë përpara tij”, deklarata kundër Lautaro-s: S’është i denjë për Topin e Artë

22 Gusht 2024
20:00
Denis Hakanaj
back button

Gazetari italian Reiccardo Trevisan mendon se sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez nuk ka bërë mjaftueshëm për të fituar Topin e Artë të vitit 2024.

Martinez shënoi golin e fitores në finalen e Copa America 2024 muajin e kaluar.

27-vjeçari shënoi golin e fitores në minutën e 112-të për La Albiceleste, pasi kapiteni Lionel Messi u dëmtua në mes të pjesës së dytë të finales.

Megjithatë, njerëzit e Lionel Scaloni krijuan histori duke u bërë skuadra e parë që fiton 16 herë Copa America.

Martinez luajti një rol kyç në triumfin e Albiceleste, duke fituar titullin e golshënuesit të kompeticionit me pesë gola.

Sulmuesi gjithashtu luajti një rol kyç në triumfin e Interit në sezonin 2023-24, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë gjashtë asiste në 33 ndeshje.

Megjithatë, Trevisan mendon se ka të paktën tre pretendentë më të mirë se Martinez për të fituar Topin e Artë të këtij viti, duke thënë për Sportmediaset:

“Ai nuk është i denjë për Topin e Artë. Ka të paktën tre lojtarë të tjerë përpara tij”, duke aluduar për lojtarë si Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Erling Haaland pa përmendur asnjërin prej tyre.

Martinez gjithashtu regjistroi një gol dhe një asist në dy ndeshje teksa Interi fitoi Superkupën e Italiasë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit