Kahn: Haaland? Kjo është e paimagjinueshme…

12 Maj 2021
16:50
Denis Hakanaj
back button

Oliver Kahn i ka thënë jo transferimit të Eerling Haaland te Bayern Munich.

“Më vjen keq, por ata që kanë folur për një transferim të mundshëm të Haaland te ne nuk e kanë kuptuar situatën”, ka thënë ish-portieri legjendar i bavarezëve.

“Një futbollist që kushton mbi 100 milionë euro është i paimagjinueshëm për Bayern-in në këtë moment”, ka shtuar Kahn.

“Kemi Lewandowski-n. Robert ka edhe dy vite kontratë dhe paraqitjet e tij nuk mund të vihen në diskutim. Ka shënuar 39 gola në Bundesliga deri tani. Vetëm për këtë më duket absurde të flitet për Haaland. Robert mund të luajë në këto nivele edhe për disa vite”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit