Skuadra e Arsenal ka pritshmëri të larta këtë sezon, si në Premier League ashtu dhe në Champions League. Ai që konfirmon objektivat e “Topçinjve” është sulmuesi Kai Havertz, protagonist këtë sezon me londinezët.
Ai shprehet se ndihet komod te skuadra e trajnerit Mikel Arteta, ku po paraqitet mirë: “Nuk e di pse, por më pëlqen të luaj këtu. I dua tifozët i Arsenal dhe jam shumë mirënjohës klubit që jam këtu dhe luaj me këtë ekip”.
“Në të kaluarën nuk kam qenë një lojtar që i ka pëlqyer duelet, por tani më pëlqen dhe dua ta ndihmoj ekipin me këtë. Po fitojmë shumë ndeshje nga sezoni në sezon dhe kjo të jep gjithmonë një shtysë”, u shpreh Kai Havertz.
Më tej, duke folur për aventurën e tij në Londër, sulmuesi shton: “Viti i kaluar, eliminimi kundër Bayernit ishte i vështirë për të pranuar, por ne u rritëm si ekip dhe duam të përmirësohemi në këtë sezon”.