Kaio Jorge: Ja çfarë ndryshon mes Italisë dhe Brazilit

9 Tetor 2021
19:11
Denis Hakanaj
back button

I riu Kaio Jorge është gati të luajë dhe të ndihmojë Juventus-in.

Braziliani është ndalur nga një dëmtim pas transferimit tek bardhezinjtë dhe është kthyer në fushë pas tre muajsh në miqësoren kundër Alessandria-s.

“Jam shumë i lumtur sepse ishte prej më shumë se dy muajsh që nuk luaja kaq shumë. Shpresoj t’i jap vazhdimësi punës sime, jam në një grup të ri dhe është një sfidë e bukur. Jam i lumtur këtu dhe shpresoj të ndihmoj skuadrën më të mirë në botë”, ka thënë ish-ylli i Santos për JTV.

Në lidhje me pozicionin e tij në fushë, Kaio Jorge ka zgjidhur çdo dyshim: “Trajneri më ka kërkuar të luaj përpara, jam i lumtur që jam kthyer të luaj. Falënderoj fizioterapistët”.

Në lidhje me ndryshimet mes futbollit brazilian dhe atij italian: Ndryshimet me futbollin brazilian? Forca, shpejtësia dhe cilësia”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit