“Kalendari i ngjeshur?”, Nico Gonzalez: Për ne është një gjë e mirë sepse…

19 Shtator 2024
15:13
Denis Hakanaj
back button

“Titulli? Ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje pa menduar për atë që vjen më pas”.

Kështu ka folur ylli i ri i Juventus-it, Nico Gonzales, në konferencën për shtyp të prezantimit.

“Unë jam i vetëdijshëm për shumë argjentinas që kanë luajtur tek Juventus, përfshirë Di Maria. Një talent i madh brenda dhe jashtë fushës. Unë gjithmonë them se jam i lumtur kur luaj futboll, pavarësisht nga roli dhe kërkesat e trajnerit”.

Së fundi, një koment për kalendarin e ngjeshur: “Është fantastike për ne, shumë ndeshje janë të mira për ekipin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit