Portieri i Interit, Yann Sommer ka thënë se është gati për ndeshjen e Zvicrës në Euro 2024 me Italinë.
Të dy kombet do të takohen në raundin e 1/8-ave pasditen e sotme.
Sommer, i cili fitoi Serinë A në sezonin e tij të parë në Itali, tha: “Gjatë turneut, unë kam folur me shokët e mi të Interit.
“Secili prej nesh do të luftojë për kombëtaren e tij, por jam i lumtur që i takoj.
“Nuk e di sa pritje do të më duhet të bëj. Por një paraqitje mbrojtëse në maksimumin e aftësive tona do të jetë e nevojshme për të avancuar.”