Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ishte i kënaqur me lojtarët pas një fitores mahnitëse në finalen e FA Cup.
United tronditi Manchester Cityn 2-1 të shtunën me golat e Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo.
Ten Hag tha pas ndeshje:
“Të gjitha komplimentet shkojnë për ekipin. Ne luajtëm shumë mirë. Shumë të fortë. E keni parë se si mund të luajmë kur kemi lojtarët në dispozicion. Disa nuk ishin as në formë, por paraqitja jonë ishte shumë e mirë.
“Unë jua kam thënë mediave gjatë gjithë vitit – kur lojtarët janë në formë, ne mund të luajmë futboll të mirë. Një paraqitje shumë e mirë kundër ekipit më të mirë në botë.
Nëse kritikat ndaj ekipit të tij kanë qenë të padrejta, Ten Hag shtoi: “Unë mendoj kështu. Kundër ekipit. Kundër meje. Nuk ishte e drejtë.
“Por ne nuk i kishim lojtarë. Na u desh të bënim kompromise gjatë gjithë kohës dhe pastaj nuk mund të luani futbollin që dëshironi të luani.
“Ndoshta tre ose katër herë në dy vjet e kam pasur skuadrën e plotë në dispozicion. Edhe sot na mungonin lojtarë si Harry Maguire, Luke Shaw dhe Casemiro”.