“Kam ndryshuar”, Balotelli: Ja cila është dëshira ime tani

21 Shtator 2024
10:02
Denis Hakanaj
back button

Me rastin e derbit të Milanit, Mario Balotelli rikthehet në qendër të vëmendjes me një intervistë ekskluzive për Dazn, që do të transmetohet të dielën e 22 shtatorit në orën 20:45 me titull ‘Mario Balotelli Tani flas unë’.

Lojtari, i cili ka veshur ngjyrat e të dyja skuadrave në të kaluarën, flet për veten dhe nxjerr në pah personalitetin e tij, duke treguar një anë tjetër të tij.

Nga eksperiencat e tij te Milani dhe Interi, në përgatitjen e tij për kapitullin e ardhshëm të karrierës së tij, te momentet e vështira, familja e tij dhe lidhja me Serinë A. Ja disa pasazhe nga intervista.

Për Morattin: “Unë nuk mendoj se do të ketë më një president si Moratti në historinë e futbollit. Unë praktikisht ia kam borxh karrierën time. Ai më dha një ëndërr, një karrierë, por më dha edhe një përgjegjësi të madhe”.

Për Morata-n te kuqezinjtë: “Milani nuk është një realitet i thjeshtë, por mendoj se ai mund të bëjë mirë. Morata është i fortë, lojtarë si ai përshtaten kudo”.

Dëshira e madhe: “Dua të kthehem në Serie A, prandaj jam ende në shtëpi. Kam marrë oferta nga jashtë, por kam ngadalësuar gjithçka sepse kam shpresën për t’u rikthyer në Serie. A.

“Nuk ka ekipe në të cilat nuk do të përshtatesha, më mirë do të mendoja se cilat prej tyre mund të mos jenë të përshtatshme për mua”.

“Nuk e kuptoj se çfarë paragjykimi kanë njerëzit për Balotellin. Kam pasur mosmarrëveshje me disa trajnerë, por të gjithë debatojnë. Në karrierën time nuk kam prishur kurrë një ekip.

“Sot dëgjojmë për doping, drogë, baste… Unë kam qëndruar gjithmonë larg këtyre gjërave. Çfarë kam bërë kaq serioze?”, pyet ish-lojtari i Italisë, i cili më pas tregon:

“Kam kaluar momente kur jam ndjerë i vetmuar, i demoralizuar, i pambrojtur… në ato momente kam pasur fatin të kem familjen pranë, më ka ndihmuar të ndërmarr një rrugëtim psikologjik, sepse mendoj se të gjithë kemi trauma.

“Kjo rrugë më ka ndryshuar shumë, sepse tani kam më shumë vetëdije për veten time dhe kjo është një armë për mua, sepse kam mësuar të kontrolloj veten. Më vjen keq që nuk e kam bërë më herët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit