“Kam një ndjenjë të mirë për Arsenal, i bindur se kjo ishte zgjedhja e duhur për mua”

30 Korrik 2024
12:54
Telesport
back button

Pas një odiseje të gjatë, mbrojtësi italian Riccardo Calafiori ka firmosur me Arsenal. Ai ka udhëtuar drejt e në Amerikë, për t’iu bashkuar skuadrës, që ndodhet e grumbulluar dhe në fazë përgatitore.

Kam folur për gati dy muaj me trajnerin Arteta dhe me Edu. Ata u përpoqën të më bindnin, por unë tashmë isha vërtet i bindur që të vija këtu. Për mua, është projekti më i mirë që mund të kem si lojtar”, tha Calafiori.

Kishte klube të tjera, por nuk më intereson më. Tani jam këtu dhe dua të përmirësohem për të fituar trofe. Skuadra është e re dhe e fortë dhe kjo më pëlqen”, tha mbrojtësi 22-vjeçar.

Tani që jam këtu, e di që duhet të punoj dita-ditës, duke u përmirësuar me skuadrën. Kam këtë ndjenjë të mirë. Nuk mund ta shpjegoj por me siguri do ta shihni në fushë se ishte zgjedhja e duhur”, tha Calafiori.

Nuk folëm shumë për rolin, unë thjesht dua të luaj dhe të përmirësohem. Ka të bëjë me ekipin, i cili mund të ketë nevojë që unë mund të luaj në pozicione të ndryshme. Nuk më intereson vërtet, thjesht dua të luaj”, u shpreh Calafiori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit