“Kam qarë kur Messi erdhi në Majemi, Victoria më pyeste nëse kishte vdekur ndokush”

25 Mars 2024
8:27
Telesport
back button

Ardhja e Lionel Messi sezonin e kaluar në futbollin amerikan (MLS) e ka projektuar ekipin modest të Inter Miami në një tjetër dimension. David Beckham, një nga pronarët e klubit nga Florida, tregoi dy histori interesante të negociatave me sulmueisn argjentinas.

Ne kishim folur me babanë e Leo për një kohë të gjatë. Pesë vjet për të qenë të saktë“, shpjegoi ish-mesfushori anglez në një podcast.

Partneri im në Miami dhe unë u futëm fshehurazi në hotel për të takuar babanë e Leo pesë vjet përpara se ai të nënshkruante për ne. Unë i thashë atij: E di që Leo nuk është ende gati, por dua që djali yt të luajë në klubin tim në të ardhmen”, tha Beckham.

Më tej, ylli anglez shtoi se ardhja e Messi te skuadra amerikane u lajmërua fillimisht nga shtypi, duke e lënë atë të habitur: “Unë zgjas dorën, marr syzet dhe lexova në celular se Leo kishte vendosur të vinte në Miami”, kujton Beckham.

Edhe sot e kësaj diute ngjethem kur e kujton. U ula në krevat dhe fillova të qaja. Victoria më pyeti, “Cfarë po ndodh? Cfare nuk shkon? Kush vdiq?” Dhe unë i thashë se Leo po vjen në Miami. Më pas lajmi u përhap në të gjithë rrjetet sociale”, tha David Beckham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit