“Kam qarë shumë para Laporta-s për ta bindur”, rrëfehet ylli i Barçës

19 Tetor 2021
15:17
Denis Hakanaj
back button

Samuel Umtiti ka folur në lidhje me zër at e shumtë të merkatos në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo.

Mbrojtësi francez i Barcelona-s nuk ka dashur të largohet nga klubi dhe ka pranuar se është emocionuar dhe se ka derdhur lot në takimin vendimtar me presidentin Laporta.

“Kemi folur si burra. Nuk ka qenë e lehtë edhe pse unë nuk e njihja atë dhe anasjelltas, por jemi sqaruar”, ka thënë Umtiti.

“Ka qenë një bisedë shumë e rëndësishme për mua. Presidenti duhej ta dinte se jam mirë dhe se dëshira ime e madhe është të ndihmoj klubin dhe skuadrën”.

Umtiti ka shtuar: “Po, është e vërtetë që kam qarë. Nuk flas shumë, por kur flas e bëj me zemër. Si ka reaguar presidenti? Pyesni atë. Gjithsesi, më ka thënë se nëse jam mirë, duhet vetëm ta tregoj. Dhe unë do ta bëj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit