“Kam qarë shumë për të”, rrëfehet Ibra: Më mungon shumë

2 Maj 2024
15:30
Denis Hakanaj
back button

Zlatan Ibrahimovic, Senior Advisor i RedBird për Milan-in, ka dhënë (gjatë periudhës së Pashkëve, pra në fund të marsit 2024) një intervistë për podcast-in suedez ABTalks nga Anas Bukhash.

– Ju mungon Raiola?

“Kur ai ndërroi jetë ishte një goditje e rëndë për mua. Kam qarë shumë. Dhe nuk ka mbaruar akoma sepse ndonjëherë më vijnë kujtime. Më mungon shumë. Të gjithë ata që më njohin mua dhe atë e kuptojnë sa afër ishim. Nëse mund t’i dërgoja një mesazh? Më mungon”.

– Si jetoni me familjen tuaj?

“Gruaja ime gjithmonë më thotë ‘kujto kush u kujdes për ty para se të filloje të kujdeseshe për familjen’. Ajo hoqi dorë nga karriera për mua. Më shoqëroi në çdo gjë që bënte, më dha gjithçka dhe hoqi dorë nga gjithçka për mua.

“Unë nuk mendoj se duhet të kesh një ego të madhe në një marrëdhënie, duke qenë mbi dikë tjetër, mendoj se duhet të jetë 50/50, padyshim që ajo merr më shumë përgjegjësi në disa gjëra, dhe në të tjera unë marr më shumë përgjegjësi.

“Njerëzit mund të mendojnë se ne jemi një familje që bëjmë një jetë luksoze, por ajo lan dhe gatuan. E vetmja ndihmë që kemi është një pastruese. Unë i çoj fëmijët në shkollë, i marr nga stërvitjet si një familje normale.

“Në të gjithë shkollën (në Beverly Hills), vetëm fëmijët e mi përdorin biçikleta. Familjet e tjera kishin dado që i linin dhe merrnin fëmijët, ose një shofer. Ne nuk jemi kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit