“Kam qenë lojtar teknik, por kjo nuk mjaftonte. Simeone solli ndryshimin e madh”

6 Shtator 2024
18:15
Telesport
back button

Nëse dikush lexon lajmin “Rodri shpallet lojtari më i mirë i vitit”, nuk surprizohet aspak. Nëse ndodh, ndodh për meritë. Ai këtë vit ka fituar kampionatin anglez dhe Euro 2024 duke qenë lojtar i rëndësishëm dhe me impakt.

Në një intervistë për “The Players’ Tribune”, mesfushori spanjoll ka rrëfyer se një pjesë të lojës së tij e ka të mësuar nga koha kur luante tek Atletico Madrid, më saktësisht nga Diego Simeone.

“Tek Atletico mësova se çfarë do të thotë të jesh konkurrues. Ngjan pak me kohën kur luajta te Villarreal, ku teknikisht luaja mirë, por e dija se më mungonte aspekti fizik”.

“Kam qenë gjithmonë shumë i mirë me topin në këmbë, por isha paksa i butë me ndërhyrjet e mia. Me Simeonen mësova se çfarë do të thotë të jesh djali i keq i mesfushës, pra të bësh paksa lojë të pisët. Duhet të ndikosh që ekipi kundërshtar të vuajë për 90 minuta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit