“Kam skuadrën më të mirë dhe s’më shqetësojnë dëmtimet, tani nis periudha më delikate e sezonit”

24 Nëntor 2023
9:26
Telesport
back button

Pas pushimit 2-javor për shkak të kombëtareve, kampionati i Ligue 1 në Francë rikthehet me një ndeshje mjaft interesante, ku spikat PSG-Monaco. Trajneri i kampionëve të Francës, Luis Enrique, duke folur për këtë përballje ka konfirmuar se objektivi është 3 pikët, pavarësisht dëmtimeve të shumta.

Monaco është një skuadër që më pëlqen shumë, nuk llogarit asgjë, nuk mendon për rezultatin dhe bën presing në gjysmëfushën kundërshtare. Një ekip që tregon një nivel të lartë. Është ekipi që krijon më shumë raste shënimi pas nesh dhe duhet të ketë më shumë pikë në renditje”, tha Enrique.

Tani nis një periudhë e vështirë, me shumë ndeshje në kalendar, që do të vendosin shumë për sa i përket të ardhmes së këtij sezoni. Si në Champions League ashtu dhe në kampionat, pasi janë disa përballje të rëndësishme. Dëshirojmë të marrim rezultate sa më të mira kudo”, u shpreh Luis Enrique.

Kam skuadrën më të mirë në kampionat dhe dëmtimet nuk duhet të më shqetësojnë. Natyrisht që trishtohem kur kam lojtarë të dëmtuar, por kam edhe bollëk lojtarësh”, tha trajneri i PSG, referuar dëmtimeve të Kimpembe, Marquinhos dhe Zaire-Emery.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit