Milan-i është kthyer të buzëqeshë me fitoren e pastër 5-1 ndaj Cagliari-t. Një fitore që i lejon Djallit të blindojë vendin e dytë.
Prandaj ka shumë nota pozitive. Një mbrëmje që nisi pa Tomori, Theo Hernandez dhe Leao, të mbajtur në stol për shkak të zgjedhjeve teknike:
“Kam bërë disa vlerësime pas gjashtë ndeshjeve pa fitore, – ka thënë Pioli në konferencën për shtyp. – Ata kanë shpenzuar shumë dhe nuk kishin energjinë dhe intensitetin e nevojshëm, pastaj u futën mirë”.
Megjithatë, edhe një herë faza e mbrojtjes nuk është bindëse. Milani pësoi golin e 43-të në kampionat:
“Faza e mbrojtjes varet nga dëshira për sakrificë dhe vëmendje. Musah humbi Nandezin, por më pas Tomori nuk bëri mbulimin. Është e qartë se Milan-i është një ekip i përkushtuar ndaj sulmit, edhe sepse ne nuk kemi as një mesfushor me karakteristika të caktuara mbrojtëse”.
Stefano Pioli ka folur edhe për atë që i ka mbetur peng nga ky sezon.
“Pengu është Europa në përgjithësi. Mund të kalonim edhe grupin shumë të vështirë të Champions League, nëse do të kishim shfrytëzuar mundësitë që kishim.
“Ndeshja e dyfishtë kundër Romas është gjithashtu një keqardhje. Diçka më shumë mund të ishte bërë në kampionat, por do të kishte qenë e vështirë të luftonim me Inter-in”.
Deklarata të rëndësishme për Pulisic dhe Reijnders:
“Christian pati një kampionat të jashtëzakonshëm, ai është një profesionist shembullor. Por të gjithë ia dolën mirë, nga Reijnders te Loftus-Cheek. Klubi ka bërë një merkato të mirë.
“Tiijani është aq i zgjuar sa më shumë të lëvizë aq më mirë. Nuk mendoj se vendosja e tij lart është gjëja më e mirë, por është më mirë që ai të arrijë atje në atë zonë të fushës. Megjithatë, besoj se një lojtar si ky duhet të shënojë më shumë. Është viti i parë dhe për këtë arsye ka vend të madh për përmirësim”.