Kampionatet “big” rinisn të gjitha, plas indinjata në Francë: “Po ne, si idiotë?” (FOTO)

29 Maj 2020
11:27
Telesport
back button

Bundesliga, La Liga, Serie A dhe Premier League. Futbolli do të vazhdojë dhe sezoni nuk ndalon. UEFA ia arriti qëllimit për të shpëtuar këtë edicion, teksa i vetmi kampionat ku gjithçka u mbyll nga të mëdhatë mbeti Franca, që u nxitua në vendim.

Pikërisht për këtë arsye, prestigjozja “L’Equipe” në faqen e saj të parë është marrë me këtë çështje duke shtruar pyetjen “si budallenj? Pas lajmërimit të rinisjes zyrtare të Premier League dhe Serie A, Ligue 1 mbetet i vetmi kampionat nga pesë më të fortët e europës që nuk rinis”.

Edhe presidenti i Olympique Lyon, Jean-Michel Aulas, vazhdon betejën e tij personale, duke shkruar letra në qeveri dhe duke bërë apel që të rinisë sezoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit