Kampioni i botës i pavendosur për të ardhmen: Kjo është hera e parë që po mendoj se ku do të luaj

27 Maj 2024
13:12
Telesport
back button

Mrojtësi francez Raphael Varane njoftoi lamtumirën e tij nga Manchester United pak ditë më parë, pas tre sezoneve të luajtura në “Old Trafford”. Një eksperiencë e mbyllur me triumfin në FA Cup kundër Manchester City.

I pyetur për të ardhmen e tij, mbrojtësi francez tha: “Nuk e di ende, do marr kohë të mendoj. Kohët e fundit isha i fokusuar vetëm në një qëllim: Të kthehesha në kohë për finalen dhe ia dola mbanë”.

Tani do të marr pak kohë për të rimbushur bateritë dhe për të menduar për të ardhmen time. Një rikthim në Francë? Çdo gjë është e mundur. Kam arritur në fund të kontratës sime me Manchester United”, tha Raphael Varane.

31-vjeçari, kampion bote me Francën në botërorin 2018 në Rusi, shtoi: “Kjo është hera e parë në karrierën time që do të gjej kohë të ulem dhe të mendoj për të ardhmen”. Para se të luante me Real Madrid e Manchester United, mbrojtësi ka luajtur për Lens në vendlindje, klubi ku u rrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit