Kampioni i botës me Italinë: Dua të rikthehem në stol, por ka shumë konkurrencë

16 Shtator 2024
12:05
Telesport
back button

Duke folur në “Radio1”, ish-mbrojtësi i Italisë kampione e botës në futboll, Fabio Cannavaro, bëri një bilanc për të ardhmen e tij. Ai u largua nga Udinese në fund të sezonit të kaluar dhe është ende pa ekip.

Kam shpenzuar shumë kohë duke parë ndeshjet për të qenë sa më i përditësuar, por ideja ime është të kthehem në stol. E di që nuk është e lehtë, pasi ka shumë konkurrencë, por unë punoj për të qenë gati“, tha Cannavaro.

Pas rikthimit nga Kina, trajneri 51-vjecar italian nuk ka patur shumë sukses në Itali, ku para se të drejtojë për pak muaj Udinese ka qenë edhe në krye të Benevento. Duket se ai është në pritje të një projekti serioz për të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit