Kampioni i Euro 2024: Kam shumë opsione për sezonin e ri, dua të luaj në një ekip fitues

18 Korrik 2024
11:42
Telesport
back button

Një nga yjet e Euro 2024 ishte padyshim mesfushori me tipare sulmuese, spanjolli Dani Olmo, që luan në Bundesliga me Leipzig. Ai realizoi 3 gola në turneun gjerman dhe po mendon të luajë me një ekip tjetër në të ardhmen, mundësisht në vendlindje.

Lojtari lëshoi ​​disa deklarata për “AS”, duke treguar ambicien e tij dhe duke dhënë disa të dhëna për të ardhmen e tij: “Kam disa opsione, njerëzit që merren me punët e mia e dinë se çfarë dua. Tani është koha për të pushuar dhe për të qenë me familjen”.

Ajo që dua është të jem në një vend ku më vlerësojnë dhe gjëja themelore për mua është të fitoj, unë jam shumë ambicioz. Në Leipzig ne fituam tituj dhe klubi e di se sa ambicioz jam. Është gjithmonë mirë të luash me ekipe të mëdha”, tha Dani Olmo.

Sipas Sky Sports, Bayern Munich ka vënë në shënjestër Dani Olmo. Lojtari i Leipzig ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh, e cila skadon më 20 korrik. Megjithatë, Barcelona e Hansi Flick është vënë gjithashtu në gjurmët e Olmo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit