Kampioni i Euro 2024: Në Arabi erdha për të luajtur futboll dhe jo prej parave

15 Nëntor 2024
8:27
Telesport
back button

Aymeric Laporte, qendërmbrojtësi i kombëtares spanjolle, kampion në Euro 2024, ka dhënë një intervistë për “Cadena SER” në prag të ndeshjes që Spanja do të luajë në Nations League kundër Danimarkës. Edhe vetëm një barazim do të mjaftonte për të siguruar kualifikimin e iberikëve.

Ish-lojtari i Manchester City, që tani luan me Al Nassr, do të mbajë shiritit të kapitenit në këtë ndeshje. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që përfaqësoj këtë kombëtare në këtë moment”, u shpreh Laporte pak orë para ndeshjes.

Lojtari foli për kalimin e tij nga Europa në Arabinë Saudite: “Rezultatet e arritura vitet e fundit flasin vetë dhe tregojnë se çfarë kam ardhur për të bërë. Jam i kënaqur me atë që po arrijmë, por ka ende shumë për të bërë dhe ne duhet të synojmë të arrijmë objektivatë tjera të rëndësishëm”.

Laporte u ndal në kritikat e marra për transferimin në klubin saudit: “Unë nuk lejoj që mendimet e njerëzve të ndikojnë që unë të marr vendime në jetën time. Nëse marr një vendim jam unë ai që marr përsipër edhe përgjegjësitë”.

Këtu është një kulturë tjetër, por unë kam ardhur në Arabi për të luajtur futboll, jo për parà apo për ndonjë gjë tjetër. Unë e fitova Euro 2024 duke qenë një lojtar i Al Nassr, një arritje që e konsideroj më të mirën e karrierës sime”, tha Laporte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit