Kampioni i Europës humbet Olimpiadën pasi doli pozitiv, Turqia ndërron flamurmbajtësen e izoluar

22 Korrik 2021
12:34
Telesport
back button

Fshati Olimpik ku janë grumbulluar sportistë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” është kthyer në epiqendrën e lajmeve, shumica e të cilave kanë të bëjnë me pandeminë Covid-19 dhe infektimin e sportistëve.

Kështu, konfirmohet pozitiv me koronavirus notari 18-vjeçar rus Ilya Borodin, kampion i Europës në 400 metra stil i përzier. Notari është asimptomatik, por për shkak të karantinës së detyrueshme ka humbur Olimpiadën dhe nuk do të garojë.

Turqia ka vendosur të ndryshojë sportisten që do të mbajë flamurin në ceremoninë e hapjes. Flamurin do ta mbante volejbollistja Eda Erdem, por ajo është në izolim bashkë me 5 kolege të kombëtares, pasi kanë qenë në kontakt me një person që ka dalë pozitiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit