Kampioni olimpik shpëton pas rrëzimit të avionit, hera e dytë që i mbijeton aksidentit

15 Dhjetor 2022
11:18
Telesport
back button

Ish-kampioni i dyfishtë olimpik i garës së 800 metrave David Rudisha, i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti me avion, me të cilin po fluturonte bashkë me 5 persona të tjerë. Aeroplani u rrëzua në zonën e Kajiado, në Kenian juglindore, ndërkohë që fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë mjetin fluturues kokëposhtë.

Ish-atleti kenian David Rudisha, 33 vjeç, e përshkroi këtë aksident si një episod të frikshëm. “Gjithçka zgjati 7-8 minuta. Ishim në fluturim kur motori i avionit papritur u fik. Piloti pa një hapësirë ku u përpoq të ulte avionin, por njëri nga krahët e tij goditi një pemë. Ndërkohë që, avioni nisi të rrotullohej para se të ulej në një fushë”, u shpreh Rudisha.

Piloti bëri një punë të jashtëzakonshme për të mbajtur avionin në det dhe të qëndrueshëm për një kohë të gjatë”, tha më tej Rudisha, fitues i medaljes së artë në Londër dhe Rio në garën e 800 meyrave. Për fat, të gjithë personat në bord pësuan vetëm lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Rudisha po kthehej nga një event olimpike në Maasai kur ndodhi aksidenti me avion. Tri vite më parë, ai i mbijetoi një tjetër aksidenti të rëndë, këtë herë automobilistik. Goma e makinës së tij shpërtheu në rrugë dhe mjeti i tij u përplas kokë më kokë me një autobus, për fat pa pasoja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit