Kampionia olimpike amerikane arrestohet në Moskë, iu gjetën substanca të ndaluara

6 Mars 2022
10:01
Telesport
back button

Autoritetet ruse kanë arrestuar basketbollisten 31-vjeçare amerikane Brittney Griner, kampione olimpike në “Rio 2016” dhe “Tokio 2020” me kombëtaren e vendit të saj. Në momentin e arrestimit në aeroportin e Moskës asaj iu gjet drogë.

Ndalimi i saj u bë doganë, pas mbërritjes në Moskë, ndërkohë që ishte nisur nga Nju Jorku. Griner luan me ekipin e Phoenix Mercury në WNBA (NBA për femra). Nga vitit 2015 deri në vitin 2020 ka luajtur me ekipin e Ummc Ekaterinburg.

Basketbollistes i janë gjetur substanca të ndalura në Rusi (bëhet fjalë për një cigare elektronike dhe vaj kanabisi). Tashmë ajo rrezikon nga 5 deri në 10 vjet burg. Një ngjarje që mund të shtojë tensionet mes Amerikës dhe Moskës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit