Trofeu “Gerd Muller” 2024, i akorduar për lojtarin që shënoi më shumë gola në sezonin 2023-2024, ka dy fitues kësaj here. Në fakt, 52 gola u shënuan nga Harry Kane dhe Kylian Mbappe, të cilët e fituan çmimin në fjalë së bashku. Sulmuesi anglez, i pranishëm në ceremoninë e “Topit të Artë” në Paris, komentoi si vijon:
“Më duhet të falënderoj Bayernin dhe ‘France Football’ që më lartësuan këtë mbrëmje. Ky çmim mban emrin e një legjende të klubit tim, gjë që më bën të ndihem edhe më krenar. Kalimi nga Tottenham te Bayerni ishte një përvojë e re për mua dhe familjen time. Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës, shpresoj se më shumë gola dhe suksese mund të vijnë. Me këtë rast konfimoj dëshirën për të qëndruar te Bayerni për shumë vite”.
Francezi, sidoqoftë, si gjithë Real Madridi, nuk ishte i pranishëm dhe për këtë arsye nuk u ngjit në skenën e Parisit, qytet në të cilin luajti për një kohë të gjatë me PSG-në, klubi me të cilin shënoi golat që i dhanë trofeun “Gerd Muller”. Natyrisht që numërohen edhe golat e shënuar me kombëtaret e tyre përkatëse.