Kane dhe Olise çojnë Bayernin në 1/8 finale. Eliminohet Boca Juniors

21 Qershor 2025
8:14
Alfred Lleshi
back button

Fitorja e dytë në po aq ndeshje të Kupës së Botës për Klube për Bayern Munich. Skuadra e Vincent Kompany, pas fitores me goleadë ndaj Auckland City, ka mposhtur 2-1 Boca Juniors në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

Një ndeshje shumë më e balancuar ajo që u luajt në “Hard Rock Stadium” të Miamit, me bavarezët që kaluan në avantazh pas 18 minutash me Harry Kane.

Në pjesën e dytë erdhi barazimi i “Xeneizes” falë Miguel Merentiel, por gjashtë minuta nga fundi, Olise i dha tri pikët Bayernit, që ngjitet në kuotën e pikëve të plota në grup dhe kualifikohet për në 1/8 finale.

Kualifikohet gjithashtu edhe Benfica që, pasi mposhti 6-0 skuadrën e Zelandës së Re, ngjitet në katër pikë dhe, falë fitores në përballjen direkte ndaj argjentinasve, është tashmë e sigurt për vendin e dytë në grup.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit