“Kanë marrë shumë penallti sezonin e kaluar”, Klopp ndez United-Liverpool: Janë të aftë në një gjë…

23 Tetor 2021
14:27
Denis Hakanaj
back button

Manchester United-Liverpool do të jetë ndeshja e madhe e javës së nëntë të Premier League.

Trajneri i Të Kuqve ka theksuar në konferencë për shtyp një statistikë të sezonit të kaluar: ajo e penalltive në favor të Djajve të Kuq.

“Nuk dua të them asgjë tjerë nga sa kam thënë më parë. Është edhe e sigurt se nga momenti që kam folur, ata kanë marrë 5 penallti dhe ne 2. Gjithsesi, arbitrat nuk do të ndikohen dhe nuk mund të ndikohen nga këto të dhëna”, ka thënë Klopp.

“Ata janë të aftë të shkojnë në zonën e rreptësisë dhe të krijojnë këto lloj situatash. Njëkohësisht mendoj se edhe ne jemi të aftë ta bëjmë këtë, por statistikat flasin ndryshe. Por nuk dua të shtoj asgjë. Kështu ka qenë dhe nuk ka asgjë për të dhënë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit