Franca do të luajë sot pasdite ndaj Polonisë ndeshjen e fundit të Grupit D, të vlefshme për Euro 2024. Mesfushori N’Golo Kantè, një nga titullarët e paprekshëm të trajnerit Didier Deschamps, ka folur para kësaj sfide delikate.
“Ky është një turne i rëndësishëm, ku të gjithë duam të bëjmë mirë e të fitojmë. Duhet të reagojmë ndaj Polonisë, për ta mbyllur në vendin e parë grupin tonë, tha mesfushori që luan me Al-Ittihad në Arabi.
“Jam i lumtur që jam kthyer duke luajtur për Francën dhe unë dua të jap gjithçka për vendin tim, kjo është gjithçka që ka rëndësi. Unë mendoj se kemi një ekip që mund të shkojë larg në këtë turne”, tha Kante.
Në fund, 33-vjeçari flet për aventurën në Arabi: “Karriera ime në Evropë nuk ka mbaruar, do të doja të kthehesha. Në Arabinë Saudite kam pasur një sezon të mirë, me 4 gola dhe 6 asistime, por është një lloj tjetër futbolli”.